Problemi më i madh në Himarë janë pronat”/ Tavo: Jam angazhuar personalisht, deri tani janë shpërndarë 1226 certifikata, por…

3 months ago 6

Kandidati i PS për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo në një intervistë në News 24, ka zbardhur detaje rreth kandidimit të tij për Kryetar Bashkie në Himarë.

Aktualisht Tavo mban detyrën e Prefektit të Vlorës por ai tha se shumë shpejt do të shpërngulet në Himarë.

Tavo tha se problemi më i madh i qytetarëve të Himarës janë pronat, dhe se ai është angazhuar njësoj sic e ka thënë dhe kryeministri se të gjithë do të pajisen me certifikata pronësie.

Ndërkohë që Tavo tha se deri më tani janë shpërndarë 1226 certifikata, ka të tjera që po përgatiten dhe për pak kohë të gjithë do ta kenë në dorë certifikatën e pronës së tyre.

Tavo:

Ndihem i nderuar të kandidoj për kryetar bashkie në Himarë. Unë do të shpërngulem në Himarë sepse jam akoma në Vlorë por do të jem çdo ditë në kontakt me njerëzit. Kryetari i Bashkisë ka angazhime me komunitetin. Problemi kryesor është regjistrimi i pronave dhe për këtë jam angazhuar që ditën e parë që kam ardhur në Vlorë dhe jam në një pozicion që e them me kënaqësi se janë shpërndarë 1226 certifikata dhe janë gati shumë të tjera të shpërndahen dhe them që asnjë qytetar nuk do të mbetet pa marrë certifikatën e pronësisë, ky është premtimi i kryeministrit por edhe i imi. Këtë nuk e them për fushatë sepse këtu ka shumë probleme të cilat duhen rregulluar, por kjo është një çështje që unë e veçoj nga fushata elektorale’‘, tha Tavo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article