Procesi i Berlinit në Tiranë/ Rama: Jemi në përgatitjet e fundit të eventit ndërkombëtar

1 year ago 12
09:42 05/10/2023

Në Tiranë do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, event që zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të Bashkimit Europian, ku do të jenë të pranishëm Kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit, Presidenti i Francës, Kancelari i Gjermanisë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së dhe shteteve të tjera anëtarëve.

Kryeministri Edi Rama, në një reagim në rrjetet sociale, shkruan se autoritetet shqiptare janë duke bërë përgatitjet e fundit për këtë event ndërkombëtar.

“Jemi në përgatitjet e fundit të një tjetër evenimenti të madh ndërkombëtar për Shqipërinë, Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, në Tiranë, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.

Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet më 16 Tetor në kryeqytetin shqiptar.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article