Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE/ Ish-ambasadori Nesho: Çështja ‘Beleri’, justifikim! Krisafi: Historia ka treguar se Greqia…

10 months ago 6

Balkanweb app Get it on Google Play

Bashkimi Evropian, nuk vendos date për hapjen e kapitujve për Shqipërinë. Dy duket se dy janë çështjet kryesore, ndërhyrja e Greqisë për dosjen “Beleri”, por edhe situata politike ne vendin tone. Kjo ka qenë një nga temat e trajtuar në studion e emisionit “Open” në News24.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho u shpreh se çështja  e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri është një justifikim.

“Është gjetur formula dhe kanë qenë të qartë. Kriteret duken që për Shqipërinë integrimi në BE bëhet çdo ditë e më e pamundur. Qeveria që drejton Rama nuk respekton e shtetit të së drejtës. funksionimit të demokracisë. Ne i bëjmë vetëm një pyetje; A është Shqipëria një vend që meriton të futët në BE? Çështja Beleri është justifikim. Ky është kryekëput një njeri që po e çon Shqipërinë, jo ta çojë në BE, por vidhet prona publike… si mund të pranojë BE të bëjë një kompromis të tillë?”, u shpreh Nesho.

Ndërsa, eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi tha se historia ka treguar se Greqia nuk fal për çështje të tilla.

“Historia ka treguar se Greqia në raste të tilla nuk fal. Besoj se çështja ‘Beleri’ është çështja më e vogël që Shqipëria ka me Greqinë. Është një vendim gjykate larg. Kjo është më e lehta për t’u zgjidhur. Greqia mund ta kalojnë këtë fazë. Ndaj jemi në këtë pikë negociatash”, u shpreh Krisafi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article