Proda pret shefin e sigurimit në Ambasadën Amerikane: I vendosur për të bashkëpunuar dhe punuar bashkërisht me agjencitë ligjzbatuese amerikane

2 hours ago 23

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në zyrë në një takim Shefin e Zyrës Rajonale të Sigurimit në Detyrë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Jonathan Ellis.

Proda dhe Ellis vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe konfirmuan gatishmërinë për ta thelluar këtë bashkëpunim.

Ellis uroi Drejtor Prodën për detyrën e vështirë që ka marrë përsipër dhe e siguroi për mbështetjen e SHBA-së për Policinë e Shtetit dhe se bashkëpunimi i shkëlqyer dhe i veçantë i Policisë së Shtetit me Zyrën e Sigurimit Rajonal do të thellohet akoma më tej.

Drejtor Proda e siguroi Shefin e Zyrës Rajonale të Sigurimit në Ambasadën Amerikane se është i vendosur për të bashkëpunuar dhe punuar bashkërisht me agjencitë ligjzbatuese amerikane dhe ato në Ambasadën amerikane në Tiranë, duke treguar profesionalizëm e besueshmëri gjatë hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article