“Profesionistët mungojnë, edhe ata që janë qeveria ua zhyt edhe më shumë”, Teliti: Pse po goditet shtresa e mesme

6 months ago 7

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti, i ftuar në “Open” në News 24, tha se qeveria synon të godasë shtresën e mesme.

“Kam një javë që nuk gjej do elektricist. Në momentin që ke nevojë për këta njerëz që kanë ikur masivisht nga Shqipëria, në vend që t’i mbështetësh ua zhyt edhe më shumë. Edhe këta që i ke i dërrmon akoma më tepër. Në vitin 2023, nuk kishte ligj për deklarimin e detyrimeve. Bizneset nuk kanë kosto sepse nuk kanë pasur detyrimin për ta deklaruar. Gjithë kjo skemë është e gabuar por të paktën të shtyhej për të një vit që të përgatiteshin formularët. Duke ecur me deklarimin e 2023, do marrin shumë më tepër para. Sot shtresa e mesme në vend që ta mbështetësh, e godet atë. Të vetmit që guxojnë janë ata që kanë një mirëqenie familjare dhe këtë qeveria nuk e do dhe prandaj po e takson në mënyrë që ata të ulin kokën”, tha Teliti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article