Profili i errët i 47-vjeçarit/ U plagos pas shpërthimit me lëndë plasëse në makinën e tij, zbardhet dëshmia: S’kam konflikte

4 months ago 6

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Mirditë. Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se megjithëse nuk ka asnjë precedent penale, burime nga policia bëjnë te ditur se Ledovik Syziu, 47 vjeç njihej si problematik në fshatin e tij, gjë për te cilën policia po heton nëse ka patur ndonjë konflikt të kohëve të fundit ndërmjet tij dhe ndonjë banori te zonës.

Në dëshminë e parë të dhënë pasi ka marrë ndihmën mjekësore, Syziu ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për autorët apo shkaqet, por ndërkohë janë thirrur për t’u marrë në pyetje edhe familjare të tij me qëllimin për të mësuar për ndonjë incident që mund të ketë patur i plagosuri.

Ky shtetas njihet si njeri problematik në fshat si dhe ka një vëlla të zhdukur që prej vitit 1997, i cili është i dyshuar si autor i disa ngjarjeve në vitin e mbrapshtë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article