Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar projektin e ri të Parkut të Liqenit të Mbreshtanit në Berat.
Sipas tij kjo do jetë një atraksion i ri turistik i cili do shëndërohet në një pikë takimi me natyrën dhe pedonalja përreth përroit do i bëjë më të këndshme shëtitjet e qytetarëve.
“Beratit i shtohet një atraksion i ri turistik me projektin e Parkut të Liqenit të Mbreshtanit, i cili do të shndërrohet në një pikë takimi me natyrën, me shtimin e gjelbërimit dhe një pedonale të re përreth përroit, për t’i bërë edhe më të këndshme shëtitjet e qytetarëve”, shkruan Rama.