Protesta e 11 korrikut/ Noka, Bardhi e Bylykbashi takim me qytetarët dhe bizneset në Durrës

3 months ago 10

Nën moton e protestës së 11 korrikut, “Të bashkuar në betejë,” Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi dhe drejtues lokal të PD-së, kanë zhvilluar ditën e sotme takime në disa zona të qytetit të Durrësit.

Gjatë takimeve të ndryshme me qytetarët, Noka u ka bërë thirrje thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së datës 11 Korrik, ora 20:00 kundër regjimit kriminal dhe anti-europian të Edi Ramës.

“Kjo protestë është për çdo familje, çdo biznes, çdo qytetar, që është prekur ekonomikisht nga reagimi autokrat i Ramës. Ai ka privatizuar, ka vjedhur portin e Durrësit, duke u marrë pronën qytetarëve’, ka deklaruar Noka ndërsa shpërndante fletëpalosje në zonën e Durrësit.

Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka i ka bërë thirrje çdo demokrati, që kërkon largimin e kësaj qeverie të korruptuar, të marrë pjesë në protestën e opozitës së bashkuar më 11 korrik ora 20:00, në një betejë pa kthim, deri në formimin e një qeverie teknike dhe vendosjen para drejtësisë të hajdutëve në qeveri.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article