Protesta e 20 Shkurtit, Mediu përgatit strukturat e PR

7 months ago 16
15:31 18/02/2024

“Protestat janë rruga e vetme për të përmbysur një qeveri që sillet si diktaturë”

Pas krijimit të Konfederatës së Opozitës, kryetari i PR, Fatmir Mediu ka nisur takimet për të mobilizuar strukturat e partisë për protestën e 20 Shkurtit që është thirrur nga PD në orën 17:30 para kryeministrisë. Teksa e cilëson të korruptuar qeverinë “Rama”, Mediu thotë se e vetmja mënyrë për të sjellë ndryshimin janë protestat.

“Qytetarët shqiptarë të çohen të gjithë sëbashku! Ashtu siç janë çuar në 20 Shkurt të vitit 1991 për të përmbysur monumentet e diktaturës, sot për të mposhtur pikërisht sjelljen e njëjtë nga njerëz që nuk kanë interesin e Shqipërisë, por të interesit të tyre.”

Në kuadër të koalicionit të gjerë opozitar, PD dhe aleatët e saj janë zotuar për protesta të përbashkëta kundër mazhorancës. Nga ky koalicion është përjashtuar PD e drejtuar nga Lulzim Basha.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article