Protesta e 20 Shkurtit në fokus të Këshillit Kombëtar të PD, zbardhen diskutimet mes deputetëve

8 months ago 21
18:15 12/02/2024

Këtë të hënë u mblodh Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Në fokus të saj ishte protesta e 20 Shkurtit, mobilizimi i strukturave të partisë dhe i qytetarëve për të marrë pjesë në tubimin që është parashikuar të zhvillohet në orën 17:30.

Gazetari Enkel Xhangoli ka zbardhur diskutimet që janë zhvilluar në takimin që u krye me dyer të mbyllura. Flamur Noka ka theksuar se bashkimi i deputetëve të grupimit Berisha-Bardhi kanë përçuar mesazhin e saj.

“Kemi një shembull referimi kur punojmë bashkë dhe organizohemi siç është protesta e 7 Korrikut. Të përcjellim mesazhet edhe në rrjete sociale. Tani puna kapilare pas mbledhjes së strukturave. Bashkimi ka dhënë mesazh tek demokratët. Kemi vetëm 8 ditë para protestës. Me të gjithë deputetët takime në qendrat e degëve”, mësohet të ketë thënë ai.

Edhe Myslim Murrizi ka folur gjatë këtij takimi.

“PD ka vuajtur nga heshtja. Ne nuk funksionojmë vetëm me Facebook. Këtu ka opozitarë të ‘97. Heshtja na ka penguar. Po me 21 çfarë do bëjmë? Pse u venitëm pas 7 Korrikut? Jo i kryer misioni ynë. Këto 2 vite u duk qartë e vërteta. Bashkimi ndodh duke u shkrirë dhe duke shkuar në bazë. Sot një vit do jemi në fushatë. Rama ka nisur fushatën. kush është propozimi për Kodin Zgjedhor, ende s’e kam dëgjuar. Me 20 është protesta, por me 21 çdo bëjmë? A do hartojmë programin? Ne do hyjmë në zgjedhje në 2025 dhe duhet të gjejmë mënyrën ligjore si do hyjmë në zgjedhje nëse vula nuk vjen te ne? Jo heshtje, jo lëpirje, jo duartrokitje duhet strategji e jona. Ne jemi shumë pas revoltës qytetare. Duhet të jemi të besueshëm për qytetarët pas 2 vitesh akuza dhe deklarata shumë të renda për njëri-tjetrin. Kërkimi ndjesës është fisnikëri. Ky bashkim të rrezatohet poshtë jo bashkim tinëzareshe”, tha Murrizi.

Ndërkohë pas Murrizit ka folur kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.

“Të gjithë deputetët pa përjashtim do jemi në bazë. Të gjithë kemi mëkatet tona në politikë, por na takon të ecim bashkë për qëllimin madhor”, tha ai.

Kujtojmë se po ditën e sotme ka qenë hera e parë që grupi parlamentar i PD-së zhvilloi një mbledhje në selinë blu./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article