Protesta e opozitës/ Berisha ende në zyrë, ja çfarë po ndodh para selisë së PD

10 months ago 5

Demokratët janë bërë gati për të nisur protestën para Kryesisë së Kuvendit, e cila thuhet se nuk do të jetë e fundit. Në selinë e PD-së ka prani të madhe të demokratëve, dhe mbështetësve të Berishës, të cilët presin që të dalë ish-kryeministri.

Nuk dihet nëse ky i fundit do të ikë në këmbë drejt Kryesisë së Kuvendit, apo me makinë. Ndërkohë, para Kryesisë së Kuvendit opozita është bërë gati, ku ka vendosur dhe një podium.

Sakaq, është njoftuar se zyrtarisht protesta do të niste në orën 11:30. Ndërkohë, në 12:00 do të mbahet Këshilli i Mandateve, ku do të vendoset nëse do të hiqet apo jo mandati i deputetit për ish-kryeministrin Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article