Protesta e opozitës/ Boçi: Sot vijmë të bashkuar kundër pushtetit të korruptuar të Edi Ramës

7 months ago 6
18:22 20/02/2024

Luçiano Boçi ka hapur protestën e opozitës që mbahet ditën e sotme para Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, Boçi është shprehur se sot vijnë të bashkuar në protestën e opozitës kundër atij që e quan “pushteti i korruptuar i Edi Ramës”.

Luçiano Boçi: Mirë se keni ardhur në këtë protestë. Ajo që na ka sjellë këtu është mbi të gjitha është e sotmja, është ulërima e qytetarit, është dëshira e tij për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Ai që na ka thirrur në këtë protestë është ai grushti i intelektualit, i zemërimit të atij biznesi që çdo ditë i ngushtohet laku nga taksat, është ai fermer që vajton çdo ditë punën e vet, ofshama e pensionistit që pret lëmoshën, drama e qytetarit shqiptar, jeta e të cilit, udhëtim drejt ferrit. Sot vijmë të bashkuar kundër pushtetit të korruptuar të Edi Ramës. Vijmë të bashkuar sepse diktaturat nuk mund të lulëzojnë nëse ne nuk jemi të bashkuar në një revoltë dhe qëndresë të tillë. Ne vijmë të bashkuar për të marrë nga historia jonë vendosmërinë dhe guximin. Pushteti i korruptuar i Ramës mbështetet mbi frikën dhe mposhtet vetëm me guximin tonë dhe ne do e bëjmë një gjë të tillë.  

Më tej, Boçi ka theksuar se do të vazhdojnë betejën e tyre pasi ka thënë se “lufta” që ata kanë është e vështirë, por është e drejtë.

Luçiano Boçi: Në këto godina është vrarë e ardhmja dhe është burgosur shpresa e shqiptarëve. Janë të lyera me krim dhe korrupsion dhe me afera sepse e tillë është kjo qeverisje. Ai që është larguar, shihni mirë se çfarë bën. Këto godina i blindon dhe na takon ne t’i hapim ato dyer sepse duke hapur ato dyer, i korruptuari kryeministër do të gjendet pas hekurave. Ne duhet të vazhdojmë betejën tonë. Ne do të vazhdojmë luftën tonë sepse jemi të frymëzuar nga njerëzit dhe me ne janë të gjithë qytetarët shqiptarë. Ne sot kemi në zemrat tona një besim të madh dhe me forcën e tij do të marrim zvarrë ngrehinën e korrupsionit. Lufta jonë është e vështirë, është e pabarabartë, kërkon sakrifica, angazhim, por ama ajo ëshët lufta më e drejtë dhe më e madhe dhe ndaj ju ftoj ta luftojmë luftën tonë me pasionin e Sali Berishës, me forcën e rinisë, ta luftojmë me mendjen e shëndoshë të qytetarit dhe të jeni të bindur se do ta fitojmë sepse ne meritojmë ta fitojmë luftën tonë të drejtë.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article