Protesta e opozitës, mbi 1 mijë policë të angazhuar

7 months ago 9
15:37 19/02/2024

Para protestës do bllokohet qarkullimi në disa segmente rrugore

Më shumë se 1 mijë forca policie do të angazhohen pasditen e të martës, për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita. Pjesë e planit të masave do të jenë, forcat e rendit, të sigurisë kombëtare dhe të repartit special RENEA.

Në gatishmëri dhe të planëzuar do të jenë edhe efektivë të Gardës së Republikës. Ata do të pozicionohen në brendësi të institucioneve të rëndësisë së veçantë, ndërsa do monitorojnë dhe nga tarracat e godinave, aktivitetin e protestës. Në dispozicion të policisë do të jenë edhe autobotet me ujë, në rast se protesta do të përshkallëzohet.

Aktiviteti i protestës, do të monitorohet edhe me kamerat e sigurisë së instaluara përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Kamerat me rezolucion të lartë, janë montuar gjatë protestave të shkuara të opozitës.

Pjesë e planit të masave është bërë edhe policia rrugore, që do të bllokojë disa segmente rrugore. Rrugët që do të bllokohen para dhe gjatë protestës janë në bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali” si dhe rrugë tjera lidhëse me kryeministrinë apo institucione të tjera, ku pritet të protestohet.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article