Protesta e opozitës para Parlamentit dhe autorizimi për arrestimin e Berishës, Nikolla mbërrin 2 orë para nisjes së seancës

9 months ago 5

Duke marrë shkas nga zhvillimet e sotme, ku në një anë është protesta jashtë sallës së Kuvendit, dhe në rend të dite do të votohet nëse do të autorizohet apo jo për arrestimin e Sali Berishës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka mbërritur në sallën e seancave plenare më herët.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se Nikolla ka mbërritur në Kuvend rreth orës 08:00, për të shmangur çdo përplasje.

Sot opozita do të nisë protestën në orën 09:30.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Etiketa:

Read Entire Article