Protesta e opozitës, Tritan Shehu: Rama po zbraz Shqipërinë dhe po e mbush me refugjatë. Marrëveshja me Italinë…

8 months ago 5

Deputeti i PD Tritan Shehu ka deklaruar se shqiptarët kanë sot dy arsye për t’iu bashkuar protestës së opozitës.

Në një postim në rrjetet sociale ai u shpreh se kryeministri Edi Rama po e kthen vendin në një trampolinë trafiqesh njerëzore duke shtuar se kreu i qeverisë po “përzë” shqiptarët dhe po e mbush vendin me refugjatë, referuar marrëveshjes Rama -Meloni për emigrantët.

Postimi i plotë:
Arsye madhore per te protestuar sot:
1-Rama “perze” shqiptaret e mbush me refugjate!
2-Kthen vendin ne nje “trampoline” trafiqesh njerezore me forcim te grupeve kriminale.
Thellesisht djallezor eshte qellimi i Rames me Mareveshjen me Italine per refugjatet.
Mjafton te lexosh aresyetimin e Gjykates Kushtetuese per te kuptuar “anti kushtetushmerine” e asaj mareveshje e lojen e rrezikeshme te Rames:
–“Qëllimi i migrantëve është strehimi në shtetin italian dhe kërkesën për mbrojtje e adresojnë pranë autoriteteve italiane, ndaj në rast refuzimi të kërkesës nga autoritetet italiane ata nuk pengohen nga dispozitat e Protokollit për Migracionin në shprehjen e vullnetit për të paraqitur kërkesë pranë autoriteteve shqiptare për mbrojtje dhe azil në Shqipëri.”
Eshte e qarte se nga 36 mije refugjatet ne vit qe do te dislokohen ne Shqiperi, shume pak prej tyre do te perfitojne statusin e azilantit ne Itali.
Pjesa dermuese e tyre, sipas ketij aresyetimi, do te preferojne te aplikojne per stausin e azilit ne Shqiperi, pra:
a-Nuk do te kthehen nga Italia ne vendet e origjines.
b–Do te mbeten ne Shqiperi sepse do te kerkojne azil, e drejte kjo e tyre sipas GjK.
c—Nje pjese e tyre do te qendrojne ne vendin tone per te “zevendesuar” shqiptaret e larguar. Shume komode kjo per rregjimin se keta as votojne e as protestojne.
d—Pjesa tjeter do te tentojne te kalojne ilegalisht ne Itali etj, duke “ushqyer” trafikantet e krimin.
Dhe Gjykata Kushtetuese e deklaron Kushtetuese ate Mareveshje, duke paraqitur argumenta anti Kushteues.
Dhe rregjimi i interesuar per largimin e shqiptareve, nen “bekimin” e ketij vendimi: —-Kerkon te mbushe vendin me refugjate.
–Apo te forcoje grupet kriminale te trafiqeve si bashkepuntore e mburoje per ate.
Neperkembje tragjike kjo e interesave tona madhore.
Aresye tjeter per te protestuar sot!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article