Protesta kundër Luis Rubiales pas refuzimit të Presidentit të Federatës Spanjolle për t’u dorëhequr

1 year ago 23
Reklamë
20:31 26/08/2023

Dhjetra protestues u mblodhën jashtë selisë së Federatës Spanjolle të Futbollit dhe kërkuan dorëheqjen e Presidentit Luis Rubiales.

Kreu i federatës spanjolle refuzoi që të largohej nga detyra pas skandalit ku ai puthi futbollisten Xheni Hermoso pas fitores së Spanjës të Kupës së Botës për Femra.

56 pjesëtarë të ekipit kombëtar kanë reaguar ashpër për këtë sjellje dhe qeveria denoncoi veprimet e tij aspak etike.

Në një deklaratë të përbashkët të dërguar përmes shoqatës ë futbollisteve spanjolle, të 23 lojtaret fituese të Kupës së Botës, përfshirë Hermoso si dhe 32 anëtarë të tjerë të ekipit, thanë se nuk do të luanin në eventet ndërkombëtare nëse Rubiales mbetet kreu i qeverisë së futbollit në vend.

Por Federate Spanjolle ka reaguar në lidhje me këtë kërkesë dhe ka kërcënuar futbollistet se do të marrë masa ligjore në mbrojtje të nderit të Presidentit, raporton spanjollja SPORT.

Rubiales tha se ai nuk do të tërhiqej dhe se puthja me lojtaren ishte konsensuale.

Por Hermoso mohoi pretendimin e tij. Edhe qeveria spanjolle ka nisur procedurat për largimin nga detyra të 46-vjeçarit.

Edhe Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka hapur procedim disiplinor kundër Presidentit të Federatës Spanjolle, që akuzohet “për shkeljen e rregullave për sjellje të denjë” dhe “sjellje që dëmton imazhin e sportit”.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article