Protestuesit në Greqi bllokojnë kamionët me armatime për ushtrinë e Ukrainës (fotot)

3 hours ago 22

Aktivistë kundër luftës në Greqi protestonin dje ndaj qeverisë së tyre dhe vendeve të NATOs duke bllokuar rrugën e një karvani mjetesh me armatime që kishte destinacion ushtrinë e Ukrainës, njoftonin mediat vendase. Protesta ishte organizuar nga Partia Komuniste greke (KKE) dhe dega e saj rinore, në qytezën e Tyrnavos në veri të vendit.

Mediat vendase thonin se disa dhjetra aktivistë bllokuan rrugën e kamionëve me targa të Ukrainës, Polonisë e Bullgarisë, të cilat besohet se mbanin predha artilerie dhe municione të tjera për ushtrinë ukrainase, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar mes Athinës e Kievit. Pamje e postuara online tregonin protestues që mbanin flamurë dhe thërrisnin slogane që denonconin luftën në Ukrainë. Ata akuzonin qeverinë e tyre se po e fuste vendin në luftë me Rusinë.

Deputeti komunist vendas Vasilis Metaxas tha: “Ne denoncojmë këtë qeveri që për llogari të grupeve të biznesit po zbraz kampet e municionit në Greqi për ta përfshirë vendin në një luftë të padrejtë imperialiste”. Protestuesit denonconin faktin që transporti i armatimeve bëhej ditën, në qytete të populluara me njerëz. Greqia, ashtu si vende të tjera të BE furnizojnë Kievin me armatime e municione, si dhe është zotuar të stërvisë pilotë ukrainas të avionëve F-16, shkruan rrjeti rt.

Read Entire Article