PS kërkon masë disiplinore për 3 deputetë të opozitës

11 months ago 22
15:44 03/11/2023

SPAK merr në pyetje Vullnet Sinën për goditjen nga Bledion Nallbati

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar Kuvendit me kërkesë për të marrë masë disiplinore për 3 deputetë të opozitës.

Në kërkesën e drejtuar kryetares së Parlamentit, ata bëjnë përgjegjës për pengimin e zhvillimit të një seancë normale parlamentare në datën 2 Nëntor, deputetin Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho.

Grupi parlamentar i PS kërkon mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën që të përcaktojnë se cila është masa disiplinore që duhet marrë në këtë rast.

Ndërkohë, në Prokurorinë e Posaçme këtë të premte u paraqit edhe deputeti i PS, Vullnet Sina, i cili do të pyetet në lidhje me verifikimet e nisura nga SPAK pas kallëzimeve të bëra në lidhje me dhunën e ushtruar në Kuvend në seancën ë të hënës.

I kallëzuar në SPAK është deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati.

Prokuroria më herët ka kërkuar edhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë në Kuvend, me qëllim verifikimet e nisura, nëse do të regjistrohet një procedim penal për rastin apo jo.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article