PS kërkon ndëshkimin e 4 deputetëve të PD: Bllokuan seancën dhe Komisionin e Reformës Zgjedhore

8 months ago 18
11:50 07/02/2024

Ashtu siç paralajmëroi në përfundim të seancës plenare kreu i grupit parlamentar të socialistëve Bledi Çuçi, mazhoranca ka kërkuar masë disiplinore për 4 deputetë të opozitës.

Kësaj radhe të ndëshkuarit janë Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledjon Nallbatin dhe Asllan Dogjanin.

Në argumentet e tyre deputetët firmëtarë thonë se ata krijuan kaos në seancën plenare të së hënës, si dhe bllokuan një ditë më pas edhe punimet e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Teksa socialistët kërkojnë përjashtimin nga ana e Komisionit të Etikës, demokratët pritet të depozitojnë një padi për Kryetaren e Kuvendit të cilën e akuzojnë se shpërdoroi detyrën duke mos lejuar futjen në seancë plenare të deputetëve demokratë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article