PS mbledh grupin parlamentar/ Çuçi kërkon angazhim pas asamblesë

8 months ago 12
16:20 12/02/2024

Pas asamblesë të së dielës, e gjithë Partia Socialiste, përfshirë dhe grupin parlamentar janë të angazhuar me kohë të plotë si te ishin në fushatë elektorale. Këtë jua ka rikujtuar të zgjedhureve socialistë dhe kryetari i grupit, Bledi Çuçi në mbledhjen e përjavshme të grupit kuvendor.

Sa i takon jetës parlamentare, shumica është udhëzuar që këtë javë do të ngrejë kartonat jeshilë në seancën e së enjtes për dy projektligje për festat zyrtare, si dhe një marrëveshje për studimet universitare në Europën Qendrore.

Ndërsa amnistia penale me shumë gjasë votohet në javën pasuese pasi ende vijon shqyrtimi në komisionet parlamentare.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article