PS mbledh të dielën Asamblenë Kombëtare

8 months ago 16
14:37 06/02/2024

Pritet të diskutohet riorganizimi i strukturave

Partia Socialiste do të mbledhë këtë të diel Asamblesë Kombëtare. Njoftimin e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force, Bledi Klosi. Në mbledhje pritet të diskutohet për riorganizimin e strukturave në të cilën është përfshirë partia.

Socialistët do të rifreskojnë fillimisht drejtuesit e degëve për të cilët kryesocialisti Rama ka kërkuar që të mos kandidojnë ata me performancë të dobët.

Ndryshime do të ketë edhe në organizatat socialiste ku do të ndryshojnë kryetarët. Deri në muajin mars pritet të mbyllet procesi i zgjedhjes së kryetarëve të rinj të degëve.

Në prill pritet të mbahet Kongresi që do të zgjedhë një kryesi të re të Partisë Socialiste.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article