PS votoi kundër çuarjes të mandatit të Xhaçkës në GJK, Pampuri: Rama i bëri karshëllëk SPAK-ut, mbrojti miqtë dhe veten

6 months ago 5

Nënkryetarja PD-së zyrtare Oriola Pampuri, në një intervistë në rubrikën Opinion në News24, komentoi faktin që mazhoranca votoi kundër dërgimit në Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës.

Pampuri thekson se me këtë votim, Rama i bëri karshëllëk SPAK-ut. Ajo shton se Rama po mbron veten dhe miqtë e tij, të cilët i ka bërë investitorë strategjikë.

“Me anë të Olta Xhaçkës, Rama mbrojti miqtë e tij dhe veten. Në jug ka shumë investitorë strategjikë. Deputetët dhe Rama dolën mbi SPAK. Me aktin e djeshëm kryeministri tregoi se i bëri karshillëk SPAK-ut.

Megjithatë, unë mendoj se SPAK do të hetojë dhe ka hetime në vijim. Qeveria po lufton SPAK, strukturë që po iu kundërvihet të gjithë të korruptuarve. Në Shqipëri disa kanë marrë toka e disa kanë bërë kështjella. Kjo që ka bërë Rama, nuk është asgjë tjetër, përveç se mbrojtje e vetes”, deklaroi Pampuri.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article