Të gjithë tashmë po zbatojnë rregulla të reja jetese me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Një problem që është diskutuar shpesh është edhe prerja e bukës në furrat e vendit. Kështu, Shoqata e Bukes, Pastiçerise dhe Brumrave sugjeron që për arsye sigurie, buka nuk duhet të pritet më.
Kjo pasi sipas tyre, prerja rrezikon në maksimum shëndetin e klientëve.
Si duket, prerja e bukës me makineri, mund “të prishë guackën mbrojtëse të bukës që është pjekur me temperaturë 230-240 °,dhe prishja e kësaj guacke krijon pasoja shumë të mëdha për intoksikimin.
Gjithashtu këshillohet që furrat e bukës që kanë shërbimin e kafesë të ndalohet kafeja ambulatore sepse kjo krijon premisa për grumbillimin e njerëzve citon abcnews.
Reagimi i Shoqatës së Bukës
“Të nderuar kolegë nisur nga shqetësimet e vazhdueshme është e nevojshme të ritrajtojmë edhe njëherë problemin e prerjes bukës. Është tepër e nevojshme ndalimi në mënyrë absolute i prerjes bukës, pasi rrezikon në maksimum shëndetin e klientëve .
Një buke e prerë do të thotë prishja e guackës mbrojtëse të bukës që është pjekur me temperaturë 230-240 °,dhe prishja e kësaj guacke krijon pasoja shumë të mëdha për intoksikimin.
Në kushtet e tanishme të Covid-19 është tepër e nevojshme të ndalohet prerja e bukës në mënyrë absolute , kjo tju bëhet e qartë të gjithë klientëve dhe makina prerëse të largohet nga pjesa e prerjes që kemi zakonisht. Në të njëjtën kohë është e nevojshme për furrat e bukës që kanë shërbimin e kafesë të ndalohet kafeja ambulatore sepse kjo krijon premisa për grumbillimin e njerëzve dhe për daljen e tyre nga shpia si një shërbim ekstra që e kemi vetëm ne.
Për të dyja këto kemi vërejtje edhe nga institucionet dhe kërkesa nga klientët , prandaj është e nevojshme që ti zbatojmë për të qënë regull me respektimin e ligjeve te shtetit për këtë periudhë”.