Pse dronët Bajraktar, raketat Javelin dhe marrëveshja ushtarake me Turqinë po tmerron Serbinë? “Përkrahja e SHBA-së është mesazh për...”

8 months ago 30

Republika e Kosovës, ka filluar vrullshëm të forcon Ushtrinë.

Pas blerjes së dronëve Bajraktar nga Turqia, dhe raketave Javelin nga Amerika, Kosova ka arritur edhe një marrëveshje me Turqinë.

Edhe këtë herë, është e fokusuar Kosova në industrinë e armëve.

Pra, Turqia është shteti i radhës, nga e cila Kosova do të furnizohet me armë të sofistikuara.

Këtë e bëri të ditur ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci i cili tregoi se kanë arritur marrëveshje ushtarake me shtetin turk.

Për këtë çështje, eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se, me vet faktin që Kosova tani e ka ushtrinë e saj, është e kuptueshme që jemi edhe shtet i pavarur.

Tërnava përmend që Kosova tashmë merr pjesë në shumë ushtrime ndërkombëtare me ushtritë e shteteve mike si dhe me forcat e NATO-s.

“Në bazë të kësaj është e kuptueshme se tani ushtria e jonë është në hap me kohën, dhe gjithsesi se duhet të furnizohet me armatimin më modern që i përgjigjet kohës”, thotë Tërnava.

Ai përmend në veçanti dronët për të cilët thotë se luajnë një rol të fort luftarak dhe përbëjnë një rrezik të fortë ndaj kujt përdoren, prandaj prania e dronëve si pjesë përbërëse e ushtrisë tonë, kundërshtarëve iu jep me nënkuptua seriozitetin dhe aftësinë e ushtrisë të FSK-së.

“Tani ushtria e jonë nuk mund të nënçmohet si ushtri, dhe çdo shtet që ka pretendime ndaj shtetit tonë, e ka të qartë se Kosova e ka ushtrinë dhe policinë e sajë të përgatitur për mbrojtjen e kufijve të shtetit”, potencon eksperti.

Ai shton se, ushtria e Kosovës e cila po pajiset me armët më të sofisikuara ushtareke është një tregues tjetër që flet se Kosova po futet në një fazë të re të zhvillimit, kur seriozisht duhet të përgatitet dhe ta armatoset për shkak të kërcënimeve të vazhduese në fqinjësi me Serbinë, pavarësisht se siguria e kufijve të shtetit të Kosovës garantohet dhe sigurohet nga NATO.

“Kosova bleu dronët Bajraktar nga Turqia, raketat Javelin nga SHBA dhe tani marrëveshja me Turqinë erdhi në kohën kur politika në rajon e botë po militarizohet sërish. Sa është e pritshme që Kosova duke e forcuar ushtrinë e saj me mjete të sofistikuara moderne luftarake me qëllim të mbrojtjes së shtetit, ta shkurton edhe rrugën e anëtarësimit për në NATO, sepse pajisjet e një ushtrie profesionale dhe të mirë trajnuar e pajisur sipas standardeve moderne është një nga kriteret për anëtarësim dhe bashkim me aleancën e NATO-s”, thotë Tërnava.

Sipas tij, armatimi me armë moderne për një ushtri të tillë sikur që është FSK, është një frikë për ato shtete që janë armiqësisht të orientuara ndaj shtetit tonë.

“Me sa më shumë armatim modern që të furnizohet ushtria e jonë, për aq shkaqe shtetet armike do të qëndrojnë më në distancë nga ushtria jonë, e sidomos kur e kemi parasysh që edhe KFOR-i si pjesë përbërëse e NATO-s na i garanton kufijtë tonë, dhe tani e tutje FSK në rrugëtimin e sajë të përditshëm së shpejti do t’i bashkëngjitet NATO-s si pjesë përbërëse të saj”, shton ai.

Ai pohon se, përkrahja amerikane, është mesazh për botën se Kosova është mike e garantuar e SHBA-së.

“Në të ardhmen gjithnjë kjo miqësi do të jetë e garantuar dhe e përjetshme, dhe e ngjashme si me Izraelin që i qëndron gjithnjë pranë SHBA, prandaj politikat tona duhen gjithnjë të jenë në harmoni me politikat amerikane si mik i përhershëm edhe në të ardhmen, edhe fqinjët tonë në të ardhmen do ta kuptojnë këtë realitet, dhe Kosova do ta ketë zhvillimin e saj në të ardhmen që edhe shtete tjera do t’ia kanë për lakmi Kosovës”, përfundon eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Read Entire Article