“Pse ka policë të maskuar si civilë në turmë?”, Alimehmeti: Kjo është bashkia e krimit, të na thonë se ku shkojnë paratë

6 months ago 2

Këshilltari i PD-së në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, në fjalën e tij në protestën e opozitës përpara Bashkisë pyeti se përse ka policë të maskuar si civilë brenda turmës.

Alimehmeti theksoi se Bashkia e Tiranës është bërë një vend krimi. Ai shtoi se Bashkia e ka për detyrë të thotë se ku shkojnë paratë e qytetarëve.

“Ky është shteti i krimit, kjo është bashkia e krimit. Kjo bashki këtu vetëm vjedh përditë qytetarët. Bashkia Tiranë duhet të thotë se ku shkojnë paratë. Pse ka policë të maskuar si civilë në turmë?

Këtë të na shpjegojë ky shtet. Këta kanë frikë nga gjithçka, janë frikacakë. Ata shefa policie që marrin urdhra, ndryshojnë nga ne. Ne iu dalim përpara gjërave, nuk veprojmë me skema anonime”, deklaroi Alimehmeti.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article