Pse po heshtet për sulmin terrorist serb në veri? Doktori në Marrëdhëniet Ndërkombëtare shpjegon arsyet dhe kritikon ashpër BE-në

11 months ago 8

Doktori në marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi, në një prononcim për “Bota sot” ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për qëndrimin e tyte për sulmin terrorist serb që ndodhi në veri të Kosovës.

“Fuqitë perëndimore shfaqin një mungesë të dukshme entuziazmi për të theksuar çështjen e Banjskës, duke zgjedhur të errësojnë rëndësinë e saj në zgjidhjen më të gjerë të enigmës Kosovë-Serbi. Interesi i tyre qëndron në zbatimin e shpejtë të marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke lehtësuar kështu vëmendjen e perëndimit drejt sfidave të tjera urgjente globale”, shprehet Kuçi.

Sipas tij, perëndimi po tenton që ta pengojë ndikimin rus në Ballkan përmes një arritjes së një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Image

Gurakuq Kuçi

“Kjo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë shërben si një manovër strategjike për të penguar në mënyrë parandaluese aspiratat e Rusisë për ndikim gjeopolitik brenda Ballkanit Perëndimor, duke u shtrirë përtej kufijve të Serbisë. Urgjenca në zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi nënvizohet nga imperativi për të përjashtuar çdo lëshim që mund t'i jepet Rusisë në rajon në kompromiset e mëdha gjeopolitike”, thekson Kuçi për “Bota sot”.

“Anasjelltas, Kosova e gjen veten në shtyllën e pasme diplomatike, pasi nuk arriti t'i përkthejë ngjarjet në Banjska në përfitime të prekshme. Është për t'u habitur që, njëlloj me riemërtimin progresiv të luftës së vitit ‘98-‘99 në Kosovë si një “konflikt" i thjeshtë nga Bashkimi Evropian, incidenti terrorist në Banjska është zhvendosur padrejtësisht në sferat e parëndësisë në raportin zyrtare të progresit. Arsenali i zbuluar pas sulmit terrorist etiketohet në mënyrë shpërfillëse si “armë të lehta”, duke e zvogëluar më tej peshën e incidentit në sytë e vëzhguesve ndërkombëtarë”, shpjegon Kuçi.

Për fund, Kuçi e sheh shqetësuese tentimin për minimizimin e sulmit terrorist serb që ndodhi në veri të Kosovës.

“Ky manovrim semantik jo vetëm që minimizon ashpërsinë e situatës, por gjithashtu nënvizon një tendencë shqetësuese për të minimizuar shqetësimet e sigurisë në rajon. Sidoqoftë këto zhvillime jo me patjetër ofrojnë diçka të mirë nëse Kosova nuk anëtarësohet në NATO e OKB me po aq urgjencë sa po kërkohet themelimi i asociacionit nga Kosova”, përfundon për “Bota sot”, doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.

comment

Read Entire Article