Me tone të ashpra ka qenë diskutimi mes anëtarëve të komisionit hetimor për Shëndetësinë.
Anëtarja e mazhorancës Klodiana Spahiau ka akuzuar Edmond Spahon se po ofendon gratë.
Ky i fundit ka deklaruar se në komision nuk ka ndarje burra apo gra, por politikanë që kanë një mision.
Ai shtoi se raporti nuk është në bazë gjinie por se kush ka të drejtë.
Pjesë nga diskutimi:
Klodiana Spahiu: Burra që tentojnë të intimidojnë grat. I them burrave të parlamentit se është veprim i ulët të ofendosh gratë. Bëjmë debat me njëri-tjetrin.
Albana Vokshi: Ti mungove mbledhjen e kaluar dhe nga ana juaj nuk ka një burrë që nuk ka ofenduar gratë.
Intimidionin që kanë bërë kolegët tuaj…
Edmond Spaho: Me ato që po dëgjoj këtu po më kujtohet shprehja, mirë pse u çmendën të gjithë po përse në të njëjtën ditë. Zonja po na akuzon se ofendojmë gratë. Këtu s’jemi burra e gra por politikanë. Ju nuk duhet të talleni me ne. Ne ju respektojmë por duhet të respektoni. Ju kërkoni të hetohet nga 2006, tani thoni nuk kemi kërkuar të hetohen vitet e mëparshme. Kjo nuk ka të bëjë me të qenit burrë apo grua por kush thotë të vërtetën.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb