PSG akord me Lucas Beraldo

10 months ago 11
22:40 25/12/2023

Mbrojtësi Brazilian pritet në Paris, klubi francez do të paguajë 20 mln Euro për kartonin

PSG ka bërë perforcimin e parë të kësaj merkatoje dimërore! Parisienët kanë arritur akordin me mbrojtësin Lukas Beraldo.

Lojtari i Sao Paulos pritet që të udhëtojë drejt Europës në ditët në vazhdim ku dhe do të firmosë kontratën e re me klubin francez. Klubi parisien do të paguajë 20 mln Euro për kartonin e 20-vjeçarit.

Drejtuesit e klubit francez e shikojnë Beraldon si një investim mjaft të mirë në prapavijë. 20-vjeçari ka qenë në listën e dëshirave të trajnerit Luis Enrike, pasi spanjolli prej kohësh kërkonte dëshpërimisht një zëvendësues për Kim-pembe dhe Nuno Mendes, të cilët kanë pësuar dëmtime muskulore.

Për t’i dhënë mundësinë që të përshtatet sa më lehte e shpejt me ekipin e ri, Federata Braziliane e Futbollit ka vendosur që ta lërë jashtë listës së futbollistëve që do të luajnë në turneun Paraolimpik Amerikano-latin.

Turneu do të mbahet në Venezuelë nga data 20 Janar deri më 11 Shkurt. Interesim për shërbimet e brazilianit ka pasur edhe Liverpuli.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article