PSG barazon me Al Nassr

1 year ago 30
Reklamë
23:10 25/07/2023

Pak raste për ekipin francez, Donnaruma vendimtar me pritjet e tij

Paris Saint Germain arriti një barazim pa gola ndaj Al Nassr të martën në Japoni. Kampionët e Francës që drejtohen nga Luis Enrique nuk kishin yllin e ekipit Kylian Mbappe, i pezulluar për shkak të mosmarrëveshjeve me klubin.

Neymar ishte në fushë nga minuta e parë, por nuk la shenjë në këtë sfidë. Parisi pati pak raste shënimi. Në anën tjetër Cristiano Ronaldo tentoi të realizonte, por goli iu mohua nga Donnarumma.

Takimi i radhës për Paris Saint-Germain në këtë turne në Japoni do të jetë të premte ndaj ekipit vendas Cerezo Osaka.

PSG ka parashikuar edhe një miqësore me Inter në këtë tur veror përpara se të nisë kampionati më 13 Gusht.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article