PSG befasohet nga Nice, ekipi parisien u mund në “Park de Prince” 2-3

1 year ago 80
Reklamë
23:31 16/09/2023

PSG pësoi humbjen e parë në këtë sezon në Lig 1 në sfidën në “Park de Prins” kundër Nice me rezultatin 2-3.

Parisienët e gjetën veten në disavantazh pas 21 minutash, ku Mofi shënoi golin e parë. Mbape solli barazpeshën tetë minuta më pas.

Në të 53’, Laberdo kaloi miqtë në avantazh pas asistit të Mofi. Sulmuesi nigerian i dha një tjetër goditje PSG në të 68’, duke shënuar golin e tretë për Nice.

Parisienët shkurtuan disavantazhin tre mintua nga fundi i kohës së rregullt sërish falë Mbappe, por nuk arritën që të shmangnin humbjen në përfundim të javës së pestë të Lig 1.

Pas takimit, trajneri i PSG Luis Enrike tha se pavarësisht humbjes, ai ishte i kënaqur me ekipin. Kjo sepse skuadra dha 100% dhe do të vazhdojë të përmirësohet, e kjo nuk e shqetëson teknikun spanjoll.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article