PSG e Lazio më pranë çerekfinales

7 months ago 21
Reklamë
11:29 15/02/2024

Mbappe gjithnjë e më vendimtar, Immobile thellon krizën e Bayern Munich

PSG hodhi një hap të madh drejt turit çerekfinal të UEFA Champions League. Gjiganti francez nuk hasi aspak vështirësi në takimin e parë ndaj Real Sociedad, teksa triumfoi me shifrat e pastra 2-0. Një duel i vendosur në pjesën e dytë të saj, me skuadrën e Luis Enrique që goditi atëherë kur duhej kundërshtarin, me spanjollin që konfirmoi se duelet e shtëpisë në raundet me eliminim direkt në Champions janë një pikë e fortë për të në stol.

Enrique nuk ka humbur asnjë prej tyre, ku koleksionon 7 fitore dhe një barazim duke barazuar Fabio Kapelon. Kylian Mbappe zhbllokoi takimin, për tu bërë lojtari i parë që shënon në 10 ndeshje radhazi si titullarë në këtë kompeticion, me francezin që ka realizuar 13 herë. 25-vjeçari është gjithashtu i përfshirë në 38 golat e skuadrës në 30 ndeshje të këtij sezoni, me 31 gola e 7 asiste, më së shumti nga çdo lojtar në pesë ligat e mëdha evropiane në të gjitha garat.

Lazio thellon krizën e Bayern Munich. Italianët shkaktuan befasinë e madhe duke triumfuar 1-0 ndaj gjermanëve. Imobile shënoi golin e vetëm për t’i shkaktuar humbjen e dytë radhazi dhe afruar akoma dhe më shumë me eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article