PSG fiton “Le Classique”, parisienët rikthehen të suksesi

11 months ago 10
Reklamë
13:58 25/09/2023

Mposhtin Marseille në “Parc des Princes” 4-0

Paris Saint-Germani fitoi me poker golash “Lë Klasik” kundër Marseille në “Park de Prins”.

Parisienët e drejtuar nga Luis Enrike rikthehen te suksesi pas humbjes në Lig 1 javën e kaluar kundër Nis.

PSG kaloi në avantazh pas tetë mintuash lojë.

Në të 37-tën, Kolo Muani shënoi rrjetën e dytë për vendasit.

PSG e nisi me vrull pjesën e dytë dhe gjeti golin pas 2 minutash lojë me Gonçalo Ramos.

Portugezi vulosi fitoren në të 89 pas asistit të Kolo Muani.

Në përfundim të takimit, trajneri Luis Enrike shprehu kënaqësinë për suksesin e e rëndësishëm të arritur në derbi, ndërsa sqaroi gjendjen fizike të sulmuesit Kilain Mbape, që u zëvendësua në minutën e 32 të lojës.

Tekniku tha se gjendja e yllit francez është e mirë dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Me fitoren e arritur, PSG shkon në vend të tretë në kuotën e 11 pikëve po aq sa edhe Monako, ndërsa Marseille ka nëntë pike, tre pozicione më poshtë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article