PSG përgatitet për Champions, tifozët i këndojnë Mbappe

7 months ago 28
Reklamë
22:40 11/02/2024

Pas fitores së PSG kundër Lille, skuadra e Luis Enrique do të përqendrohet plotësisht në ndeshjen më të rëndësishme që nga fillimi i vitit.

Parisienët presin Real Sociedad të mërkurën, për ndeshjen e parë të 1/16-tave së Ligës së Kampionëve. Lojtarët do të kenë mbështetjen e publikut të tyre.

Pak para seancës stërvitore të kësaj të diele, disa qindra tifozë ishin të pranishëm për të inkurajuar futbollistët.

Në barrierat që rrethonin fushën u vendosën pankarta. Njëra prej tyre shkruan “një identitet i rizbuluar, vlera të përbashkëta”.

Tifozët duan të tregojnë unitetin me futbollistët, një atmosferë e rrallë për klubin me shumë ulje-ngritje dhe që nuk është shfaqur më parë me Lionel Messin.

Momenti më i bukur ishte kur në fushë doli Kylian Mbappe. Ultrasit shfrytëzuan rastin për t’i dërguar atij një mesazh duke i ofruar një ovacion të këndshëm përpara se të lansonin disa herë “Kylian në Paris”, thërrasin ata mes lajmeve që po qarkullojnë orët e fundit se PSG do t’i ofrojë lojtarin 160 milionë euro për 2 vitet e ardhshme.

Ky është momenti më i mirë që tregon se të gjithë e duan futbollistin pak ditë para se ai të japë vendimin e tij përfundimtar për të ardhmen.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article