PSG pranon ofertën për Mbappe

1 year ago 24
Reklamë
19:39 25/07/2023

Pasi Së Zhërme i ka dhënë leje Kylian Mbappe që të flasë me Al Hilal pas ofertës rekord të klubit saudit prej 400 milionë eurosh. Ky është lajmi që qarkullon në mediat botërore, duke konfirmuar që kampionët francez e kanë vendosur tashmë ta largojnë 24-vjeçarin. Shifrat rekord për blerjen e kartonit të sulmuesit e kanë bindur PSG për të pranuar ofertën, por gjithçka mbetet në duart e francezit. Aludohet se Mbappe ka marrë një propozim prej 700 milionë eurosh në sezon, për ta shndërruar në lojtarin më të paguar në botë.

Kampionët francezë e kanë nxjerrë në shitje Mbappe dhe e kanë lënë jashtë skuadrës së tyre për turneun parasezonal në Japoni dhe Korenë e Jugut, pasi e kanë bërë të qartë se duan të përfshijnë vetëm lojtarë që janë të përkushtuar ndaj klubit.

Oferta rekord e Al Hilal nuk është e vetmja që ka marrë PSG. Klubet e interesuara për kapitenin e Francës janë edhe Çelsi, Mançester Junajtid, Inter dhe Barcelona, pa përjashtuar këtu Real Madrid, që mbetet një destinacion konkret për 24-vjeçarin.

PSG do të dëgjojë çdo ofertë dhe të gjitha propozimet për të shituar sulmuesin, megjithëse fati duket se është vulosur, me Al Hilal që nuk ka konkurrencë përsa i përket shifrave. Mbappe ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij dhe nuk është i gatshëm për të nënshkruar një të re, teksa besohet se ka një akord verbal për kalimin në Spanjë, në radhët e Real Madrid.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article