PSG triumfon ndaj Dortmund – vendosin golat e Kylian Mbappe dhe Achraf Hakimi

1 year ago 44
Reklamë

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në sfidën e tyre hapëse në Ligën e Kampionëve ndaj Dortmund.

Ndeshja nisi keq për ekipin mysafir pasi që ata u detyruan të bëjnë zëvendësimin e parë që në minutën e 14-të të ndeshjes me Marcel Sabitzer që u largua shkak i lëndimit për t’ia liruar vendin Felix Nmechas.

Rasti i parë serioz për gol erdhi në minutën e 19-të kur Vitinha pasi pranon një pasim të mirë brenda zonës, bën një goditje të fuqishme e cila përfundoi në shtyllën e majtë të Kobel.

Në minutën e 40-të u ndërpre ndeshja me pretekstin se Niklas Sule ka shkaktuar penallti brenda zonës, por pas rishikimit nga VAR, gjyqtari Jesus Manzano tha se nuk kishte asgjë të palejuar.

Me këtë rezultat (0-0) dy skuadrat shkuan në zhveshtore.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 47-të të takimit, Parisi arrin që të fitojë penallti, të cilën e konkretizoi në gol Kylian Mbappe(1-0).

https://twitter.com/vartatico/status/1704226531994689997

Pas golit të shënuar, Parisi nuk u ndal dhe vazhdoi me përpjekjet për të shënuar gol.

Atë e gjetën vetëm pas diku dhjetë minutave, ku arritën ta dyfishojnë epërsinë me një gol të bukur nga Achraf Hakimi i cili shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Vitinhas (2-0).

WHAT A GOAL BY HAKIMI. 🔥🇲🇦 pic.twitter.com/Id7xDV94cj

— PSG Report (@PSG_Report) September 19, 2023

Mundësia e parë për gol në këtë ndeshje për Dortmundin erdhi në minutën e 79-të kur i sapo inkuadruari në lojë, Jamie Bynoe-Gittens, bën një goditje precize e cila ndalet në shtyllë.

Deri në fund të ndeshjes të dyja skuadrat patën rastet e tyre, por rezultati mbeti ashtu siç ishte më herët, dhe Parisi mori fitoren e parë në fazën e grupeve./Telegrafi/

Read Entire Article