PSG vulos takim me Kylian Mbappe

1 year ago 23
Reklamë
23:55 19/07/2023

Me 31 Korrik diskutohen detajet e fundit, hipotezë dërgimi në tribuna gjatë gjithë sezonit

Afati mes PSG dhe Kylian Mbappe është shtyrë për me 31 Korrik. Këtë kanë vendosur dy palët, me drejtuesit parisien që nuk duan të privohen nga largimi i yllit të skuadrës. Presidenti Nasser Al-Khelaifi synon ta mbaj në ekip nënkampionin e Botës përtej vitit 2024, për të shmangur kështu një humbje të madhe financiare. Ky sezon figuron i fundit për Mbappe në kryeqytetin francez dhe për këtë shkak do të ishte i lirë të largohej me parametra zero. Ultimatumi fillestar i dërguar nga presidenti parisien ishte caktuar në këtë fundjavë, por palët i kanë dhënë kohë vetes edhe dhjetë ditë të tjera për të zgjidhur këtë çështje shumë të ngatërruar. Në fundin e muajit, sulmuesi 24-vjeçar do aktivizonte sezonin e tretë të kontratës me PSG-në të paktën deri në korrikun e vitit të ardhshëm.

Golashënuesi më i mirë i sezonit të shkuar ka informuar skuadrën se nuk do të rinovojë përmes një letre, duke shkaktuar bujë të madhe. Kjo situatë mban pezull jo vetëm tifozët e PSG-së, por edhe ata të Real Madrid që ëndërrojnë ta shikojnë me fanellën e mbretërorëve një prej lojtarëve më të mirë në qarkullim. Francezët synojnë që nëse dështojnë për të rinovuar me Mbappe do ta shtynin lojtarin drejt largimit për të mos e humbur me parametra zero. Nëse nuk arrijnë ta bindin Mbappen, parisienët po mendojnë edhe për hipotezën më të diskutueshme: dërgimin e lojtarit në tribuna për të gjithë sezonin. Frika ekziston edhe te sulmuesi, pasi verën e ardhshme luhet Europiani në tokën gjermane dhe mundesa e minutave në këmbë do të ishte pengesë për t’u përfshirë në kombëtaren e Francës.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article