Psikologët mbledhin Asamblenë e Përgjithshme, kërkojnë shkarkimin e presidentes Valbona Treska: Ka uzurpuar urdhrin!

8 months ago 16

Psikologët kanë mbledhur Asamblenë e Përgjithshme, ku kanë kërkuar shkarkimin e presidentes Valbona Treska, ku sipas tyre ka uzurpuar urdhrin.

Psikologët pretendojnë se Valbona Treska, presidente e Urdhrit të Psikologut ka uzurpuar institucionin, i kërcënon me komision etike, si dhe ka rritur tarifat për kuotizimit. Po ashtu ata thonë se ka tarifa te larta për trajnimet, që shkojnë deri në 1400 euro dhe këto trajnime nuk përputhen me profilin.

Asambleja është mbledhur me kërkesë të 500 anëtarëve, ku u vendos që në rendin e ditës të futet pika për shkarkimin e Treskës dhe votimi do të bëhet i fshehtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article