PSV barazon me Dortmund

6 months ago 12
Reklamë
13:11 21/02/2024

Verdhezinjtë largohen nga “Philips Stadion” me një rezultat pozitiv, trajneri Terziç i kënaqur

PSV Eindhoven barazoi me Borussia Dortmund 1-1 në “Philips Stadion” në sfidën e parë të raundit të 16-ve të Ligës së Kampioneve. Verdhezinjtë gjetën golin në minutën e 24 të lojës me Doniell Malen. Goli i barazimit nga holandezët erdhi në minutën e 56-të nga Luuk de Jong, që shënoi me penallti.

Për sulmuesin 33-vjeçar, ky është goli i nëntë në Ligën e Kampioneve për holandezët, duke lënë pas Ruud van Nistelrooy në listën e golashënuesve më të mirë të klubit në historinë e kompeticionit. Në fund të sfidës, trajneri i verdhezinvje Edin Terziç analizoi paraqitjen e ekipit.

“Ishte ndeshja e luftuar dhe intensive dhe ne e prisnim! Nuk arritëm të ruanim presionin pasi kaluam në avantazh. PSV kishte shumë më tepër kontroll në pjesën e dytë. Luftuam e arritëm të mos lejonim shumë hapësira. E pranojmë rezultatin! Nëse fitojmë sfidën në shtëpi për tre javë, kualifikohemi në raundin tjetër. Ky është objektivi ynë i qartë!”, tha Terziç.

PSV ka realizuar gjashtë nga shtatë penalltitë e fundit në kompeticionet e mëdha evropiane, ndërsa më herët kishte humbur 4 radhazi në periudhën shkurt 2015 – shtator 2016.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article