Publikohen pamjet e sherrit në Tirana-Vllaznia

10 months ago 19
16:00 27/11/2023

Palët akuzojnë njëra-tjetrën. FSHF pritet të marrë masa

Klasikja e Shqipërisë në futbollin e femrave mes Tiranës dhe Vllaznisë u ndërpre në minutën e 22’ për shkak të këtyre përplasjeve mes lojtareve dhe stafeve teknike.

Ngjarja ndodhi të shtunën në kompleksin sportiv “Skënder Halili” në kryeqytet, siç edhe shihet në këto pamje amatore.

Gjithçka tashmë po shqyrtohet nga Komisioni Disiplinës dhe Etikës në FSHF-së për të nxjerrë përgjegjësit dhe vendosur për ndëshkimet.

Shkaku i përplasjes është ende i paqartë. Klubet akuzojnë njëri-tjetrin për dhunën që çoi edhe në pezullimin e sfidës që përplaste skuadrat më të mira të kampionatit.

Te Vllaznia pretendojnë se në këtë sfidë pati probleme në aspektin organizativ, ndërsa te Tirana thonë se ishin kundërshtarët që nuk lejuan zhvillimin e takimit me sjelljen e tyre.

Të dy klubet bëjnë me dije se pati të lënduar që morën ndihmën mjekësore. Raste dhune në futbollin shqiptar ka patur edhe këtë sezon, por në atë të femrave është një fenomen i rrallë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article