Publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Çekisë

1 year ago 11
Reklamë
19:31 07/09/2023

Është publikuar formacioni i Shqipërisë ndaj Çekisë. Sylvinho i ka besuar portën Etrit Berishës. Në mbrojtje do të luajnë Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj.

Mesin e fushës, trajneri brazilian ia ka besuar Ylber Ramadanit e Kristjan Asllanit. Para tyre do të vendoset Nedim Bajrami që do të mbështesë në sulm në krahun e majtë Taulant Seferin, në të djathtën Jasir Asanin dhe në majën e sulmit Sokol Cikalleshin.

Ndeshjen ndaj Çekisë të vlefshme për kualifikueset Euro2024 mund ta ndiqni në Tv Klan./tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article