Publikohet formacioni kundër Moldavisë

11 months ago 42
16:45 17/11/2023

Kombëtarja shqiptare do të luajë si gjithmonë që kur është vënën në urdhrat e trajnerit Sylvinho me formacionin 4-2-3-1.

Në portë konfirmohet titullar Etrit Berisha. Në mbrojtje Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj. Ramadani dhe Asllani do të luajnë në mesfushë para mbrojtjes.

Ndërkohë nga krahët Sylvinho i ka besuar sërish Asanit e Seferit. Bajrami do të jetë pas sulmuesit të avancuar që nga minuta e parë do ta nisë Sokol Cikalleshi.

Shqipëria do të ndeshet me Moldavinë në orën 18:00. Ndeshja luhet në Kishinjev dhe do të transmetohet në Tv Klan./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article