“Punoi si pastruese në pallatin e të arrestuarit”, daja e vajzës që u vetëhodh pasi i publikuan foton intime: Të vrasësh vetën për një plehrë!

8 months ago 5

Nuk kishte asnjë shqetësim! Kështu deklaron daja e 27-vjeçares e cila u vetëhodh nga kati i katërt, pasi i publikuan një foto intime. Ishte 39-vjeçari Altin Çoku ai që e ka kërcënuar të renë, pasi kanë pasur një raport sëbashku.

“Jam daja e të ndjerës. S’e di se si ka ndodhur kjo gjë. Rastësisht mësova nga një qytetar se personi në fjalë është arrestuar. Ajo po bënte rreth 1 muaj e ca në Tiranë. Ka një vajzë të vogël 2 vjeçe, ishte e martuar në Kosovë. Nuk ishte e divorcuar. Kemi qeshur, kemi luajtur, nuk kishte stres. Kemi qarë halle familjare, nuk ka pasur probleme. Akuzoj personin në fjalë që është akuzuar nga Policia e Shtetit. Mbesa nuk kishte asnjë lloj stresi. Do iki prapë në Kosovë. I shoqi erdhi dje nga Kosova. T’i japësh fund jetësh për një plehrë, për një person që nuk ka vlerë, jam i tronditur.”, tha daja për gazetarët.

Ndërkohë, halla e viktimës tha se e reja punonte si pastruese në pallatin e ku banonte i arrestuari.

“Ajo punonte si pastruese te pallati ku banonte i arrestuari.”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article