Vetting/ Lezha, aty ku prona në vend të zhvillimit prodhon kacafytje. Shabani: Korrupsioni ka prodhuar një grup që…

2 hours ago 20

Emisioni Vetting në News24 trajtoi çështjen e pronave, më saktë se si mund t’i grabitet prona një qytetari me ndihmën e institucioneve.  Rasti që trajtohet është në Shëngjin të Lezhës.  Por të ngjashëm me të mund të gjeni kudo në Shqipëri.

Në nyjen e pazgjidhur gordiane, Lezha është ndër qytetet kampionë në Shqipëri ku prona, në vend të zhvillimit, ka prodhur kacafytje të fortë.

Problemi mbetet i pazgjidhur për shkak se në ngërçin e pazgjidhur janë futur ish prokurorë e gjyqtarë dhe politikanë të zonës, duke bërë që pronarët të mos marrin zgjidhje edhe kur kanë vendim gjykate të formës së prerë.

Ky ngërç me pronësinë shihet qartë edhe te ekspertët e pasurive të paluajtshme, të cilët i këshillojnë investitorët të bëjnë kujdes për çështjen e pronësisë.

Me një bregdet të gërshetuar ranor dhe shkëmbor, që fillon nga Adriatiku në Shkodër e përfundon në detin Jon në Konispol,  Shqipëria është një mundësi e artë për zhvillimin e turizmit dhe tregun e pasurive të paluajtshme.

Por, nëse Zoti e ka dhënë kaq të begatë bregdetin dhe natyrën shqiptare, ai nuk ua ka mbajtur dot dorën dhjetëra zyrtarëve në këto vite, të cilët në vend të zgjidhjes kanë futur në një ngërç ligjor pronarët, duke bërë që ky bregdet, nga një shans për zhvillim, të kthehet në një motiv për konflikt.

Endri Shabani nga Nisma Thurje shprehet se korrupsioni ka prodhuar një grup, se nuk do thoja as klasë jo, një grup njerëzish , që e kanë bërë shtetin të padrejtë dhe e kanë bërë qytetarin dy herë më të dobët.

“Më të dobët se shkon përballet me një kriminel që shkon i merr një pronë që nuk i takon, por e kanë bërë më të dobët se ky kriminel ka në krah shtetin”, thekson Shabani.

Ndërkohë eksperti i pasurive të paluajtshme, Gjin Gjoka, i drejton një apel juristëve, avokatëve e noterëve që të jeni rigorozë, konseguent dhe me shumë kërkesë llogarie, për të pasur një zbatim ligji në lidhje me pashaportën e pronës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article