Pyetet sërish për Ahmetajn, Rama: PS dhe unë nuk komentojmë çështje që lidhen me drejtësinë

8 months ago 7
16:30 11/02/2024

Edhe pse para mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste anashkaloi pyetjet e gazetarëve lidhur me ish-ministrin Arben Ahmetaj, kryeministri Edi Rama e dha një përgjigjie pas mbarimit të saj.

Ai njëjtë si herët e shkuara, theksoi se Partisë Socialiste dhe atij personalisht nuk i takojnë komentimet mbi çështjet e drejtësisë.

Për qytetarët mos u shqetësoni sepse duhet të jeni të sigurt se leximin e tyre dijmë ta bëjmë më mirë se kushdo tjetër sepse mbi të gjitha prej shumë vitesh kemi instrumenta shkencore që zhvillojmë anketim të rregullta për opinionin, fokus grupe për të kuptuar çfarë presin nga ne, me qytetarët që na votojnë ose jo e kështu me radhë. Për qytetarët mos u shqetësoni se ata janë shumë të qartë sepse ata merren gjithmonë…Unë e kam thënë dhe e përsëris, janë politikisht një bashkësi jashtëzakonisht e interesuar dhe me nuhatje, dinë t’i ndajnë gjërat. Është një pyetje e kotë, e përsëritur që ka një përgjigje. PS dhe unë nuk komentojmë çështje që lidhen me drejtësinë, çdokush që ka çështje me drejtësinë, i ka me drejtësinë. Ata që ndihen viktima të forcave të errëta, nuk është aspak për mua ta shpjegoj këtë fenomen. Kush ka probleme me drejtësinë, t’i zgjidhi me drejtësinë. Nuk bën përjashtim askush, për asnjë arsye”, deklaroi Rama./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article