Qatip Osmani kthehet në Maqedoni, merr drejtimin e Strugës

3 months ago 7
Reklamë

Qatip Osmani rikthehet në futbollin e Superligës së Maqedonisë së Veriut.

Tekniku 54 vjeçar ka marrë drejtimin e Struga Trim Lum. Tetovari është zyrtarizuar dhe prezantuar nga ana e kampionëve së bashku me ndihmësin e tij, Bashkim Livoreka.

Osmani dhe Livoreka së fundmi ishin pjesë e Vllaznisë së Shkodrës në Superligën e Shqipërisë, por që u shkarkuan në mënyrë të befasishme, duke qenë në pozitat e larta të renditjes.

Qatip Osmani është emër i njohur në futbollin e Maqedonisë së Veriut, ku vitet më të bukura i ka kaluar te Shkëndija e Tetovës, ndërsa ka drejtuar edhe Shkupin dhe Renovën.

Detyra e Qatip Osmanit te Struga do të jetë të dërgoj ekipin strugan sa më lartë në Kupat e Europës këtë verë dhe më pas në sezonin e ri të luftojë për titullin e kampionit ose për të tretin radhazi.

Kujtojmë se Qato do të jetë zëvendësuesi i Shpëtim Duros te Struga, i cili u largua tre xhiro para fundit të sezonit. /Telegrafi/

Read Entire Article