Takimet e fundit në mes dy liderëve shqiptarë, Kryeminisrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama kanë treguar për raportet ndërmjet tyre.
Por se si qëndrojnë këto raporte, ka treguar në një prononcim për ‘Bota sot’, Sulejman Mehazi. Ai thotë se, raportet acaruese në mes dy shteteve të një gjaku; Shqipëri-Kosovë, pikësëpari vjen nga vetë elitat politike të dy shteteve shqiptare, sidimos ajo e Shqipërisë në krye me kryeministrin e një farë Ballkani të Hapur, Edi Rama, tog me Vuçiqin dhe BE-në në krye me Lajçakun dhe Borrellin, të cilët hapur janë kundër sovranitetit të Kosovës e me Serbinë.
“Si vërehet acarimi nuk vjen nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili as më pak e as më shumë vetëm që mbron sovranitetin e shtetit të tij, Kosovën, pra, mbrojtja dinjitoze e sovranitetit të Kosovës nga Albin Kurti ka acaruar Edi Ramën, i cili më shumë politikisht përkrah shtetin gjenocidial të Serbisë për një mini-republikë serbe në veri të Kosovës”, vlerëson ai.
Sulejman Mehazi
Ai thotë se veprimet e Kurtit janë paqësore, ndërsa acarimet vijnë nga kryeministri Rama.
“Shkurt e qartë, veprimet politike e diplomatike të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nuk janë acaruese, por paqësore, përkundrazi, acarimet vijnë nga Edi Rama i Ballkanit të hapur serb, nga Vuçiqi i cili kërkon gllabërimin e veriut të Kosovës dhe nga BE-ja që pa fajin e Kurtit kanë saksionuar Kosovën për dëshirat e Vuçiqit në veri të vendit. Qëllimi i Ramës, Vuçiqit, Lajçakut, Borreli dhe BE-së është që të eliminojnë kryeministrin e Kosovës, Kurtin, nga skena politike”, thotë Mehazi.