Qëlloi operatorin me rregulloren e Kuvendit, Flamur Noka i kërkon ndjesë publike

1 year ago 9

Deputeti Flamur Noka i ka kërkuar ndjesë publike operatorit Parid Dado, pasi e qëlloi me rregulloren e Kuvendit.

Operatorët kanë qenë duke filmuar Berishën teksa shikonte një video në telefonin e tij që i kishte ardhur në “Whats App” dhe Noka i ka vënë re dhe i ka qëlluar me rregulloren e Kuvendit. Deputeti ishte në katin e parë të sallës, dhe ndërsa ka goditur nga poshtë lart, është shprehur me fjalë fyese dhe kërcënuese ndaj tyre.

Megjithatë, në një reflektim të mëvonshëm për gjestin që nuk i ka hije një qytetari, sidomos në sallën e përfaqësuesve të popullit, Noka i kërkoi ndjesë Dados publikisht.

“Një ndjes miqësore kameramanit Parid Dado për keqkuptimin e paradites”- shkruan Noka krahas disa fotove ku shihet duke përqafur operatorin.

Top Channel

Read Entire Article