Qendra Kinematografike e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë hapin pavionin në tregun evropian të filmit në Berlinale

8 months ago 15

Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) edhe këtë vit përfaqësohen me pavion në edicionin e 74-të të Tregut Evropian të Filmit (EFM) i cili zhvillohet gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin (Berlinale) në datat 15-21 Shkurt 2024.

European Film Market (EFM) është ndër 3 tregjet kryesore të takimit të industrisë ndërkombëtare të filmit dhe medias.

Lidhja e ngushtë me Berlinalen si një festival filmi publik dhe pozicionimi i tij në zemër të Berlinit janë karakteristikat kryesore të këtij tregu, i cili e ka pozicionuar veten edhe si një platformë për inovacion e ndryshim.

Gjatë këtyre ditëve në pavionin me numër 138, i cili gjendet në Hotel Marriott, me adresë Inge-Beishem-Platz 1, 10785 Potsdamer Platz, krahas promovimit të filmave tanë, do zhvillohen edhe takime të ndryshme me fonde filmi, partneritete ndërkombëtare, përfaqësues festivalesh, prodhues e distributorë nga e gjithë bota.

Ndër materialet promovuese të filmave tonë, vizitorët po ashtu do mund të shfletojnë edhe katalogun e fundit me filmat e mbështur nga QKK të cilët janë në faza të ndryshme të prodhimit.

Pavioni do të jetë i hapur deri me datën 21 shkurt, 2024.

Read Entire Article