“Qëndrimi i mazhorancës për Xhaçkën, koherent”, ish-kryeprokurorja: Problematika qëndron te vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese

6 months ago 10

Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, e ftuar në studion e “Open” në News24, ka komentuar votimin e zhvilluar në Kuvend sot ku mazhroanca nuk lejoi shqyrtimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës.

Ajo u shpreh se qëndrimi i mazhorancës ishte koherent dhe se ishte shprehur dhe më parë, ndërsa theksoi se problematika sipas saj qëndron në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese.

Imeraj tha se nëse çështja ishte për t’u gjykuar në themel, nuk ishte nevoja të pritej kaq gjatë dhe nuk kishte nevojë të lihej hapësira për interpretime.

Ajo theksoi se Gjykata Kushtetuese duhet t’i jepte drejtimin rastit dhe se ka detyrimin ligjor që të vendosë.

“Çështjen e shoh në dy aspekte. Në vendimmarrjen dhe rolin e GJK dhe qëndrimin e mbajtur nga mazhoranca. Kjo e fundit është koherente, mazhoranca e ka shprehur edhe më parë. Problemi nuk qëndron te e dyta, por te vendimmarrja e GJK. Nëse çështja është për t’u gjykuar në themel, nuk kishte nevojë të pritej kaq gjatë dhe nuk kishte nevojë të lihej hapësira për interpretime. Për një periudhë kaq të gjatë kohore, janë bërë interpretime nga më të ndryshmet dhe ato që synohen nga GJK është që të japë një drejtim, qoftë edhe në aspektin që këtu nuk ka elemente të konfliktit të interesit. Gjykatat në shkallë të tilla kanë detyrimin ligjor jo vetëm të vendosin, por të japin zgjidhje të guximshme për raste të tilla”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article