“Qenie monstruoze me sy të zgurdulluar”, Egla ofendon rëndë Gracianon – reagon partnerja e tij nga jashtë: A është normale kjo?

8 months ago 7

Skandali ka kapluar ambientin e oborrit ku aktorja e njohur Egla dhe balerini Graciano janë përfshirë në një debat të ashpër, ku Egla ka lëshuar ofendime të rënda.

Përplasjet e Eglës me banorët e tjerë kanë qenë të shpeshta, dhe një shkëmbim jo fort i këndshëm me Ledjonën më parë tashmë jo vetëm që ka tërhequr vëmendjen e publikut, por ka shtuar edhe më shumë tension në mjedisin e ngarkuar. Egla, duke përshkruar Ledjonën me epitete si “fytyrë e salduar me spërcka majdanozi”, i ka lënë gazetares hapësirë vetëm për një përgjigje ironike mbi “super edukatën” e aktores.

Por nuk ka mbetur vetëm kaq, pasi Egla ka zgjeruar spektrin e sulmeve verbale gjatë një përplasjeje në oborr, këtë herë ndaj Gracianos. Në një shkëmbim të tensionuar, aktorja e ka etiketuar balerinin me fjalë të ashpra, duke e quajtur atë “një qënie monstruoze” dhe duke i vënë në dukje sytë “e zgurdulluar”.

Dialogu i tyre shkroi këto fjalë agresive:

Egla: “Ku e ke kishën të vijmë të falemi?” Graciano: “S’kam ardhur këtu as për kishë, as për xhami.” Egla: “Je bërë një pinguin i vogël këtu brenda, ke një maskë e cila është e pabesueshme dhe reflekton. Je i badhë komplet, je me sy të zgurdulluar, je një qënie monstruoze.” Graciano: “Për njerëz të pashpirt si puna jote, absolutisht nuk pres vlerësim ndryshe. Relaksohu se të bën mirë. Këta kanë shitur dinjitetin për këtë lojë! Këta nuk kanë shtyllë kurrizore realisht. Kjo është e turpshme, e sikletshme.”

Reagimi i të dashurës së Gracianos, Argjira, nuk ka vonuar. Ajo është shprehur e tronditur nga fjalët e aktorja dhe ka ngritur pyetjen në rrjetet sociale nëse Egla “është njeri normal apo jo”, duke e shoqëruar me komentin “Pa fjalë!!!!” në Instastory.

Foto: Argjira Spanca/InstaStory

Zanafilla e kësaj lufte fjalësh mes tyre ka qenë debati rreth përdorimit të “të mbathurave” nga meshkujt dhe ndërhyrjet e Eglës në të drejtat në përdorimin e tualetit, çështje që, sipas aktores, duket se janë bërë pikë stresi. Gjithë kjo situatë ka krijuar një mjedis të ngarkuar me tension dhe ka lënë hapësira për më shumë vëzhgime dhe reagime nga ndjekësit e programit.

Read Entire Article